Zgjedhjet në Brandenburg, garë e ngushtë mes partisë së kancelarit Olaf Scholz dhe së djathtës ekstreme

Zgjedhje shtetërore po mbahen në Brandenburg të Gjermanisë më 22 shtator, tri javë pas një rritjeje të partisë së ekstremit të djathtë në dy shtete të tjera në pjesën lindore të Gjermanisë.

Rezultatet e para të sondazheve paszgjedhore në Gjermani po nxjerrin fitues Socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz në Brandenburg, një prej rajoneve kryesore gjermane.

Sipas sondazhit, SPD e Scholz ka arritur të marrë 31% të votave. Më pas ndjek AfD-ja me 30%. Bashkimi Kristian Demoktrat (CDU) kanë marrë 12 %, Aleanca Saqrha Wagenknecht (BSË) 12 %, ndërsa të Gjelbrit vetëm 5 % .

E djathta ekstreme AfD e ka quajtur performancën e saj në Brandenburg një sukses të madh, duke falënderuar aktivistët dhe votuesit e saj.

Image

SHKARKO APP