Zgjedhjet në Britani dhe Brexit, ja partia që fitoi bindshëm
Fitorja e Konservatorëve në Britania e Madhe është zyrtare. Fitorja e Boris Johnson është shumë e thellë duke i dhënë atij një shumicë të konsiderueshme. Sipas raportimit të fundit të mediave të huaja Konservatorët kanë siguruar 326 vende në parlament.
Një humbje e rëndë për Laburistët të drejtuar nga Jeremy Corbyn. Corbyn ka deklaruar pas disfatës së rëndë se nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Laburistët kanë siguruar 199 ulëse në parlament, një rezultat edhe më i dobët se ai i vitit 2017 ku kishte 63 vende më shumë.
Partia e tretë u rëndit Partia Nacionale e Skocisë (SNP) e cila siguroi plot 55 vende në parlament. Liberal Demokratët morën 13 vende, ndërsa Partia e Gjelbër 1.
Boris Johnson në pronocimet e para ka thënë se ky është mandati i karrierës së tij dhe se tani do të zgjidhet edhe Brexit. Një tjetër surprizë në këto zgjedhje ishte edhe humbja e vendit në parlamet e lideres së Liberal Demokratëve, Jo Swinson.