Zgjedhjet në Britani/ Konservatorët e May humbin shumicën

Konservatorët e Theresa May nuk ia dolën dot të marrin shumicën parlamentare, në zgjedhjet elektorale të zhvilluara në Britani.

Ata humbën mbi dhjetë vende në Parlament, krahasuar me parlamentin paraardhës, ku mes humbësve, ishin edhe pesë ministra të qeverisë May, të cilët nuk arritën të mbanin vendin e tyre në Parlament.

Ky rezultat përcaktohet si një poshtërim për kryeministren aktuale, Theresa May, e cila thirri këto zgjedhje për të forcuar pozitat e saj në bisedimet me BE-në, në lidhje me BREXIT.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më herët, rivali i saj, Laburisti Jeremy Corbyn i bëri thirrje kryeministres May, që të dorëhiqet, për shkak të rezultatit në zgjedhje, i cili nuk i dha aspak të drejtë asaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Parlamenti anglez ka 650 deputetë dhe për të formuar shumicën parlamentare, partive u duhet një minimum prej 326 deputetësh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?