FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet në Katalonja, populli i përçarë i drejtohet nesër kutive të votimit

Katalanasit i drejtohen të enjten kutive të votimit, për të vendosur administratën e re drejtuese të rajonit. Zgjedhjet e parakohshme të kërkuara nga Madridi dhe shkarkimi i zyrtarëve katalanas, ishin disa nga masat e marra për t’i dhënë zgjidhje krizës më të thellë politike që përfshiu Spanjën, pasi rajoni deklaroi pavarësinë.

Sondazhet paraprake tregojnë se as kampi pro-pavarësisë dhe as kampi pro-bashkimit nuk do të arrijnë të fitojnë shumicën, ndërkohë që parashikohen javë të gjata negociatash të zhurmshme për krijimin e qeverisë së re rajonale. Atmosfera para këtyre zgjedhjeve është karakterizuar nga një frymë pasigurie, që ka përçarë shoqërinë katalanase.

Ndërkaq, partitë i kanë dhënë fund fushatave të tyre përkatëse. Ish-presidenti rajonal Carles Puigdemont ka mbajtur tubime me anë të videove teksa vijon të mbetet në Belgjikë. Ndërkaq, zëvendësi i tij Oriol Junqueras ka zhvilluar fushatën e tij nga burgu, ku ai po mbahet me akuzat për rebelim dhe përvetësim. Në krahun tjetër, kryeministri spanjoll Mariano Rajoy i është shprehur votuesve se rikthimi i vendit në normalitet varet pikërisht nga këto zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?