Zgjedhjet në Mal të Zi, kreu i Komunës së Tuzit që kandidon për deputet: Presim rezultatet, jemi fokusuar te fitorja

Qytetarët e Malit të Zi që prej orës 07:00 i janë drejtuar sot qendrave të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri. Mes partive në garë janë dhe ato me përfaqësues shqiptarë.

Mesohet se në orën 10:00 votoi kryetari i bashkisë së Tuzit, Nik Gjeloshaj, njëherësh dhe kandidat për deputet në Listën Shqiptare. Ai iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm që të shprehin bindjen e tyre me votë.

“Sot vendosin qytetarët, më pas flasim ne. Ne e kemi prezantuar platformën qeverisëse. Sot presim rezultatet e zgjedhjeve. Presim rezultatet, jemi fokusuar te fitorja. Fokusi ynë do jenë investimet për shqiptarët. Lista shqiptare, të paktën 2 deputetë në Parlament”, tha Gjeloshaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një reagim për mediat tha dhe kryetari i Alternativës Shqiptare, kandidat i Listës Shqiptare në Tuz, Nikollë Camaj. Ai iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë. “Dilni e shfrytëzoni të drejtën e votës! Unë këtë të drejtë e realizova në ora 10! Kësaj radhe, vet i pesti, sepse e gjashta nuk ka të drejtë vote; akoma!”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mësohet se deri më tani kanë votuar 14.3% e zgjedhësve dhe në total të drejtën e votës e kanë 540.026 qytetarë. Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), në Mal të Zi ka 1.217 qendra votimi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?