Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Zaev: Nuk i duam pa opozitën

Ish-kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka thënë se LSDM nuk do zgjedhje pa VMRO- DPMNE e cila është partia kryesore opozitare.

Zaev thotë se do një marrëveshje për një datë sa më shpejt për zgjedhjet e parakohshme por propozimet nga opozita nënkuptojnë se nuk i duan.

Madje Zaev thotë se edhe nëse VMRO- DPMNE nuk do zgjedhje atëhere duhet ta ketë në lista emrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fakt, opozita propozon që zgjedhjet të mbahen në fillim të shtatorit ose fund të gushtit, me kalimin e pandemisë, por LSDM e Zaev i do që në qershor.

Swiss Digital Mobile Reklama

‘’Nuk ka asnjë problem të ulemi dhe të bisedojmë me qëllim që të arrihet marrëveshje. Propozimet për zgjedhje në fund të muajit gusht ose fillimi i shtatorit nënkuptojnë propozime për të mos pasur zgjedhje. Neve nuk duam zgjedhje pa opozitën, por VMRO-DPMNE-ja do të gjendet në listën zgjedhore. Pjesa më e madhe e procesit përgatitor ka përfunduar dhe pas gjendjes së jashtëzakonshme vijojnë afatet zgjedhore – tha Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.’’- tha Zaev.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?