Zgjedhjet në SHBA/ Biden një hap larg fitores, kryeson dhe në Pensilvani

Kandidati demokrat Joe Biden po e konkretizon fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Pas Georgia, aktualisht Biden ka dalë në avantazh dhe në Pensilvani, këto dy shtetet janë konsideruar si fushë-beteje në këto zgjedhje.

Biden vijon të udhëheq zgjedhjet në SHBA me 264 vota elektorale, vetëm 6 vota larg pragut prej 270 votash, i cili konfirmon presidentin e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, Donald Trump ka 214 vota, ndërkohë që vazhdimisht ka bërë deklarata për vjedhje dhe manipulim votash.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata të cilat janë kundërshtuar nga kundërshatërt, ndërsa mbështetësit e Trump kanë zhvilluar protesta në disa shtete të SHBA.

Në Pensilvani është duke vijuar numërimi i votave, pasi kanë mbetur edhe 3% të votave pa numëruar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?