Zgjedhjet në SHBA, bizneset përgatiten për trazira
Amerikanët janë duke votuar ditën e sotme, për të zgjedhur fituesin në garën presidenciale midis Joe Biden dhe Donald Trump. Por pronarët e dyqaneve në Shtetet e Bashkura, po përgatiten për trazira pas zgjedhjeve që kanë filluar që prej orëve të para të mëngjesit me orën amerikane. Sipas BBC, pronarët kanë vendosur dërrasa dhe fasada të ngjashme me ato për mbrojtjen nga urganet.
Frika e tyre lidhet me trazirat e dhunshme, u krijuan disa muaj më parë nga protestat e dhunshme që shpërthyen pas vdekjes së George Floyd. Shqetësimet për kontestimin e mundshëm të rezultatit të zgjedhjeve ka shtuar frikën për tregjet financiare, pasi dy ditë më parë indekset kryesore amerikane përmbysën kursin pas rënies së madhe të javës së kaluar.
Në vitin 2000, një debat i nisur për rinumërimin e votave në Florida, rriti pasigurinë në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve dhe tregjet financiare u dëmtuan. Brian Gardner, shefi strateg i politikës në Uashington në bankën e investimeve parashikon një fitore të Biden, por paralajmëroi se pyetjet në lidhje me rezultatin dhe çdo shpërthim dhune mund të shkaktojnë një rënie më të madhe këtë herë se në vitin 2000.