Zgjedhjet në SHBA. Michelle Obama në kongresin demokrat: Trump është presidenti i gabuar
Donald Trump është një “kërcënim për demokracinë tonë”. Tha Bernie Sanders në kongresin Demokrat, ku ishte e pranishmë edhe Michelle Obama. “Trump është presidenti i gabuar për vendin tonë. Ai është qartë në një pozicion më të madh se ai vetë”, tha ish-zonja e parë. Kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë Joe Biden “di të dëgjojë dhe thotë të vërtetën”, shtoi Michelle Obama.
Michelle Obama: “Trump ka minimizuar virusin”
Ekonomia amerikane ka probleme “për shkak të koronavirusit që ky president ka minimizuar për shumë kohë”, nënvizoi ish-zonja e parë Michelle Obama në fjalimin e saj në kongresin demokrat, për hera e parë pa publik. Ajo pastaj u bëri thirrje amerikanëve që të votojnë herët, me postë ose personalisht, vetëm ta bëjnë. “Është e vështirë të fitosh me ndershmëri dhe drejtësi, ata po bëjnë gjithçka për të penguar votën”, paralajmëroi ajo, duke ftuar “të bëjnë gjithçka që është e mundur për të zgjedhur mikun tim Joe Biden”.
Michelle Obama akuzoi Trump se tallet me protestat raciale dhe lëvizjen “Black Lives Matter”: “Ndërsa George Floyd, Breonna Taylor dhe një listë tjetër e pafund e njerëzve të pafajshëm me ngjyrë vazhdojnë të vriten, thjesht duke thënë se Black Lives Matter, shkakton tallje nga zyra më e lartë në vend”.
Ndërhyn edhe vëllai i Floyd
Vëllai i George Floyd, afro-amerikani i vrarë nga policia në Minneapolis, foli në kongresin demokratik duke kërkuar një moment heshtjeje për ta kujtuar atë dhe viktimat e tjera të humbura “për urrejtje dhe padrejtësi”. “Vëllai im ishte një altruist, gjithnjë duke bërë sakrifica për familjen e tij, miqtë dhe madje edhe të huajt”, tha Philonise Floyd, duke pasur pranë vëllain tjetër Rodney Floyd.
Për demokratët është një prani e rëndësishme për mesazhin që u dërgon votuesve: një mesazh për barazi dhe dëshirë për të luftuar kundër racizmit.
Premtimi i Biden: “Nëse zgjidhem unë dua të bashkoj, jo të ndaj”
“Ja premtimi që unë ju bëj: nëse zgjidhem president, unë gjithmonë do të zgjedh të bashkoj në vend se të ndaj. Do të marr përgjegjësitë, në vend se të fajësoj të tjerët. Unë kurrë nuk do të harroj se detyra nuk është për mua, por për ju”. Shkroi në “Tëitter” Joe Biden, ndërsa mesazhi u ripostua nga Kamala Harris, kandidate për zëvendëspresidente në ditën e hapjes së konventës demokrate.
Sanders e krahason Trump me Neronin për djegien e Romës
“Neroni luante muzikë ndërsa Roma u dogj. Trump luan golf” gjatë pandemisë. Ishte sulmi i Bernie Sanders ndaj presidentit amerikan. “Vendi ynë po kalon një kohë të paprecedentë. Ne kemi nevojë për Joe Biden si presidentin tonë të ardhshëm”, shtoi ai. Senatori pastaj iu drejtua mbështetësve të tij: “Nëse Trump rizgjidhet, të gjithë përparimet që kemi bërë do të jenë në rrezik”.
“Kjo – vazhdoi Sanders në fjalimin e tij – është zgjedhja më e rëndësishme në historinë tonë moderne. Ne jemi në një sulm të një krize shëndetësore dhe një kolapsi të paparë ekonomik që nga Depresioni i Madh.” Prandaj, “ne kemi nevojë për një përgjigje të pashembullt, një lëvizje, si asnjëherë më parë, e njerëzve të përgatitur të rezistojnë dhe të luftojnë për demokracinë dhe moralin, dhe kundër lakmisë, oligarkisë dhe autoritarizmit”.
Cuomo: “Biden mund të shërojë shpirtin e Amerikës”
Sipas Guvernatorit të Shtetit të New York, Andrew Cuomo, “Trump nuk e krijoi ndarjen fillestare, ndarja krijoi Trump dhe ai vetëm e bëri atë edhe më keq. Dhe ne kemi nevojë për një udhëheqës të mirë pasi amerikanët janë të mirë. Dhe ai udhëheqës është Joe Biden: ai mund të shërojë shpirtin e Amerikës”.
Katër republikanë për Biden, Kasich: “Ne jemi në një udhëkryq”
Katër republikanë në kongresin demokrat mbështetën Joe Biden. “Amerika është në udhëkryq”, tha ish-guvernatori i Ohio, John Kasich. “Unë jam një republikan, por ajo që kam parë gjatë katër viteve të fundit ka tradhtuar idealet konservatore”, shtoi ai. Përveç Kasich, republikanë të tjerë që morën pjesë në kongresin demokrat ishin ish-guvernatori i New Jersey-it Christine Todd Whitman, ish-CEO i Hewlett-Packard Meg Whitman dhe Susan Molinari.