Zgjedhjet në SHBA/ Rekord pjesëmarrjeje, më e madhja që nga viti 1900

Teksa gjithë bota po përballet me pandeminë Covid-19, zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë regjistruar pjesëmarrjen e tyre më të lartë, që nga viti 1900. Sipas shifrave të llogaritura, mbi 67% e votuesve në Shtetet e Bashkuara kanë marrë pjesë në zgjedhjet e vitit 2020, sipas New York Times.

Viti i largët 1900, ka qenë i fundit kur pjesëmarrja shënoi 73.2%. Në zgjedhjet e vitit 2016, 59.2% e votuesve morën pjesë në zgjedhje. Për momentin Joe Biden është në avantazh me 2.2 milion vota, por ende nuk janë numëruar të gjitha votat.

Trump po synon dhe shpreson të fitojë Miçiganin dhe Pensilvaninë, të cilët konsiderohen shtete kyçe në ‘luftën’ për karrigen e presidentit.

SHKARKO APP