Zgjedhjet në SHBA, sekretari i Xhorxhias: Ja nga erdhën kërcënimet për bomba

Sekretari i Shtetit të Xhorxhias, Brad Raffensperger thotë se kërcënimet për bombë ndaj disa qendrave të votimit këtë mëngjes ishin të pabaza. Gjatë një konference për shtyp, Raffensperger tha se kërcënimet kishin origjinë ruse. Ai theksoi se autoritetet kanë arritur të identifikojnë burimin e këtyre kërcënimeve çdo herë dhe se qëllimi i tyre kryesor është destabilizimi i Amerikës. Raffensperger siguroi qytetarët se autoritetet po monitorojnë me kujdes situatën për të garantuar sigurinë dhe vazhdimin e procesit zgjedhor pa pengesa.

SHKARKO APP