Zgjedhjet në SHBA/ Shifër rekord, kanë votuar më shumë se 50 milionë amerikanë

Më shumë se 50 milionë amerikanë kanë hedhur votat në zgjedhjet presidenciale të SHBA kur edhe 11 ditë për të bërë fushatën, një ritëm që mund të çojë në pjesëmarrjen më të lartë të votuesve në mbi një shekull, sipas të dhënave nga Projekti i Zgjedhjeve të SHBA-ve.

Shifra që bie në sy është një shenjë interesi intensiv në garën midis presidentit republikan Donald Trump dhe sfiduesit demokrat Joe Biden, si dhe dëshirës së amerikanëve për të zvogëluar rrezikun e tyre të ekspozimit ndaj COVID-19, i cili ka vrarë më shumë se 221 000 njerëz në të gjithë Shtetet e Bashkuara, shkruajnë mediat ndërkombëatare.

Shumë shtete kanë zgjeruar votimet e hershme dhe fletëvotimet me postë përpara Ditës së Zgjedhjeve më 3 nëntor, si një mënyrë më e sigurt për të votuar gjatë pandemisë së koronavirusit. Niveli i lartë i votimit të hershëm ka bërë që Michael McDonald, profesori i Universitetit të Florida-s që administron Projektin e Zgjedhjeve në SHBA, të parashikojë një pjesëmarrje rekord prej rreth 150 milion ë votuesish, që përfaqëson 65% të votuesve, niveli më i lartë që nga viti 1908.

Në Teksas, niveli i votimit tashmë ka tejkaluar 70% të pjesëmarrjes totale të zgjedhjeve të 2016. Pandemia ka përmbysur traditat e fushatës dhe efektet e saj ende ndihen. Amerikanët mund ta gjejnë veten duke pritur ditë ose javë për të ditur se kush fitoi, ndërsa zyrtarët e zgjedhjeve numërojnë dhjetëra miliona vota me postë.

Të Premten, Trump do të mbajë tubime në shtetin fushë-betejë të Floridas, ku sondazhet e opinionit tregojnë një garë të ngushtë, ku mbi 4 milion vota janë hedhur tashmë, duke iu afruar gjysmës së totalit katër vjet më parë. Biden do të mbajë një fjalim në shtetin e tij të lindjes në Delauare mbi planet e tij për të udhëhequr një rimëkëmbje nga pandemia.

SHKARKO APP