Zgjedhjet parlamentare në Francë, udhëheq partia e Emmanuel Macron
Bota E Enjte, 27 Maj 2021 09:01
Exit-pollet e para tregojnë se “Republika Përpara” mund të fitojë mbi 400 ulëse në Asamblenë Kombëtare prej 577 vendesh.
Partia e Macronit është themeluar vetëm një vit më parë dhe shumë kandidatë të saj kanë pak ose fare përvojë politike, shkruan BBC.
Rrethi i dytë i votimeve do të mbahet të dielën e ardhshme. Pjesëmarrja në rrethin e parë ka qenë e ulët, rreth 49 përqind. Analistët thonë se kjo ka ndodhur për shkak të dorëheqjes së disa kundërshtarëve të Macronit.
KOHA JONË SONDAZH

