Zgjedhjet për kancelar, Martin Schulz pritet të sfidojë Angela Merkel

Ish-Presidenti i Parlamentit Europian, Martin Schulz një kritik i mprehtë i votave Brexit do të sfidojë kancelaren gjermane Angela Merkel në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të zhvillohen në vjeshtën e këtij viti.

Schulz është anëtar i Partisë Socialdemokrate gjermane, e cila është në koalicion me partinë e qendrës së djathtë të zonjës Merkel.

Por vetë lideri i socialdemokratëve, Sigmar Gabriel, tha këtë të martë se nuk do të kandidatojë në zgjedhjet e ardhshëm dhe do të sugjerojë Schulz si kandidatin e partisë për kancelar, shkruan The Independent.

Swiss Digital Desktop Reklama

Martin Schulz vendosi të kthehej në politikën e brendshme gjermane, pas pesë vjet në Bruksel, ku drejtoi Parlamentin Europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai ishte një kritik i zëshëm i vendimit të Britanisë së Madhe që të lërë BE, duke thënë se Brexit mund të çojë në keqësimin reciprok të Britanisë dhe Brukselit.

Kancelarja Merkel do të kërkojë një mandate të katërt, edhe pse nuk është shumë e qartë se kush do ti bashkohet asaj në kalocion.

Sondazhet e nxjerrin Angela Merkelin në avantazh, e ndjekur nga socialdemokratat ku pritet të kandidaojë Schulz.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?