Zgjedhjet presidenciale në Francë, Marine Le Pen jep dorëheqjen nga drejtimi i partisë

Kandidatja për presidente e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen ka njoftuar dorëheqjen nga drejtimi i partisë Fronti Nacional, njofton BBC.

Vendimi vjen një ditë pasi Marine Le Pen arriti të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale ku do të përballet me kandidatin e qendrës, Emmanuel Macron.

Edhe pse ky i fundit shihet si favorit për të fituar në balotazhin e 7 majit, Marine Le Pen shpreson se do të triumfojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vendosa që të largohem përkohësisht nga drejtimi i Frontit Nacional”- tha Le Pen pa dhënë më tepër detaje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, që u mbajt të dielën, Macron ka fituar 23.75 përqind të votave, ndërsa Le Pen 21.53 përqind.
_95768402_marinelepen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?