FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zgjedhjet presidenciale në SHBA, Trump: Pas sulmeve kibernetike fshihet Kina

Trump thotë se mund të ketë qenë Kina ajo që ka hakuar e-mail-et e zyrtarëve të Partisë Demokratike gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës, duke refuzuar qëndrimin e inteligjencës Amerikane ku sipas saj është Moska.

Gjatë një interviste të dhënë për CBS, Trump edhe pse nuk kishte prova tha se beson se Kina fshihet pas sulmit. “Mund të ketë qenë Kina, mund të kenë qenë grupe të ndryshme,” tha Trump.

Hakerët tronditën skenën poltike Amerikane pas publikimit të e-mail-eve të anëtarëve të partisë Demokratike dhe vetë kandidates Klinton.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ashtu si Rusia, edhe Kina ka qenë një prej rivalëve më të spikatur Amerikan në fushën e sigurisë kibernetike. Përpara se Trump të zgjidhej, ai kishte premtuar përmirësim të marrëdhënieve me Rusinë. Kremlini vazhdimisht ka mohuar akuzat.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?