Zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe lokale. Vuçiç: Besoj në fitore bindëse
Në Serbi këtë të dielë po mbahen tre palë zgjedhjesh, nisur nga ato parlamentare, presidenciale dhe lokale për disa bashki. Partia Progresive e Serbisë, e presidentit Aleksandër Vuçiç, pritet të fitojë, por ka pak gjasa të sigurojë një mazhorancë dërrmuese prej 188 vendesh nga 250 që ka Parlamenti serb.
Një sondazh i fundit i kompanisë “Faktor Plus”, i publikuar në të përditshmen “Blic”, e nxirrte partinë e Vuçiç fituese me 53% të elektoratit. Presidenti i cili votoi që në orët e para të mëngjesit, tha se pret që të sigurojë një mandat tjetër 5-vjeçar.
“Sa i takon pritshmërive të mia, besoj në një fitore bindëse. Besoj se kushdo do të marrë atë që meriton, në përputhje me atë që kemi bërë dhe natyrisht në përputhje me atë që njerëzit presin për të ardhmen. Në të ardhmen do të jetë kritike ruajtja e paqes, stabilitetit dhe progresi ekonomik”.