Zgjedhjet rajonale në Itali, në Kalabri fiton për herë të parë një grua
Janë zhvillluar këtë të dielë në Italia zgjedhjet vendore në dy rajone, Emilia Romagna e në Kalabri.
Për herë të parë në historinë e Kalabrisë një grua zgjidhet governatore e këtij rajoni. Ajo është Jole Santelli e partisë Forza Italia, e cila me 55.43% fitoi kundër kandidatit të Partisë Demokratike i cili mori 30.19% të votave të kalabrezëve.
Guvernatorja e re e Kalabrisë premtoi se në drejtimin e saj ku rajon do të jetë krejt ndryshe, duke u bërë një territor protagonist në jetën e Italisë.
“Do të punoj që fëmijët e të rinjtë tanë të kthehen nga emigrimi e të jetojnë në këtë tokë të bukur siç është Kalabria”, u shpreh ajo menjëherë pas fitores.
Guvernatorja e re e Kalabrisë prej vitit 2001 e për 5 legjislatura rresht është deputete në Parlamentin italian.
52- vjeçarja, Jole Santelli, e lindur në Kozenza të Kalabrisë dhe e diplomuar për Juridik ka mbuluar gjatë karrierës së saj dhe role të larta institucionale.
Ajo ka qenë nënsekretare e shtetit për Drejtësinë në qeveritë Belrusconi 2 e Berlusconi 3 si dhe nënsekretare e shtetit për Politikat e punës në qeverinë e Enrico Letta.
Aktualisht në Parlamentin Italian ajo ka rolin e Nënkryetares në Komisionin Parlamentar Antimafia.
Ndërsa në rajonin e Emilia Romagna, dueli politik që mjaft i fortë midis dy kandidatëve të qëndrës së majtë e qendrës së djathtë.
Emilia Romagana historikisht konsiderohet një fortesë e fortë e së majtës italiane gjë që e konfirmoi dhe me këto zgjedhje ku fitues e guvernator i ri i këtij rajoni u zgjodh Stefano Bonaccini i Partisë Demokratike i cili mori 51.6% të votave kundrejt 43.7% të kundërshtares së tij Lucia Borgonzzoni e qëndrës së djathtë.
Guvernatori i ri i Emilia Romagnës Setfano Bonaccini aktualisht është kryetari i Partisë Demokratike i këtij rajoni.
53 vjeç i lindur në Modena ka premtuar se nën qeverisjen e tij çerdhet dhe transporti publik për studentët do të jenë falas.
Pjesëmarrja në zgjedhje u shënua mjaft e ulët në rajonin e Kalabrisë ku votuan vetëm 44.32% e votuesve, ndërsa në Emilia Romagna pjesëmarrja në zgjedhje ishte 67.67%.