Zgjerimi i bllokut të BE-së, vala jo përpara 2025
Bashkimi Europian nuk ka plane që të zgjerohet përpara vitit 2025. Vendet që aspirojnë duhet të presin, sidomos ato të Ballkanit Perëndimor. Këtë e ritheksoi Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker në një interviste për televizionin bullgar.
Deklarata vjen në një kohë që bullgarët e kanë pjesë të rëndësishme të presidencës së tyre gjashtë mujore përcaktimin e fateve konkrete në procesin e integrimit të rajonit.
”Bullgaria natyrisht ndërton ura për gjashte shtetet e Ballkanit Perëndimor, që kanë nevojë për një perspektivë të qartë evropiane. Këto shtete gjithsesi nuk do të jenë në gjendje të bashkohen në familjen evropiane deri në fund të mandatit të këtij Komisioni, në vitin 2019, thjesht për shkak se nuk kanë përmbushur kushtet tona. Zgjerimi i ardhshëm i BE mund të bëhet përpara vitit 2025, nëse këto shtete do të thellojnë reformat e kërkuara”,-tha Juncker.
KOHA JONË SONDAZH

