Zhduket gazetari kinez që lajmëroi për herë të parë për rrezikun e përhapjes së koronavirusit

Gazetari kinez, Chen Qiushi i cili lajmëroi për herë të parë për gjendjen shqetësuese në Wuhan të Kinës, lidhur me përhapjen e koronavirusit, është zhdukur që nga dita e martë.

Të afërmit janë të shqetësuar për fatin e tij, pasi nuk po u përgjigjet telefonatave dhe nuk kanë ide se ku mund të jetë. Në raportin e tij që është publikuar nga mediat, tregohej në detaje përhapja e sëmundjes, ndërsa shihej një grua teksa qante në telefon tek qëndronte afër një të afërmi që kishte vdekur në karrocë, si dhe pacientët e pashpresë në një spital të tejmbushur.

Pas këtij raporti, gazetari Fang Bin është arrestuar nga policia, pasi shpërndau një video ku shihen duke i hedhur disa trupa njerëzish në vdekur, në një autobus.
Lidhur me arrestimin e tij, ishte thënë se ishte vetëm një ndalesë, për t’i kontrolluar temperaturën, por ai po qëndron ende në mbajtje, shkruan tg.

Kjo zhdukje misterioze e gazetarit Qiushi, vjen disa ditë pas vdekjes së mjekut Li Wenliang, i cili njoftoi i pari për sëmundjen e rrezikshme koronavirus.
Atë e kishin quajtur gënjeshtar dhe e akuzuan për përhapje të të pavërtetave në rrjetet sociale, ndërsa vdiq si pasojë e infektimit me sëmundjen, ndërsa po i trajtonte të sëmurët.

Quishi vizitoi spitalet kryesore, qëndroi pranë ceremonive të varrimit si dhe vizitoi zonat e banimit Wuhan, bisedoi me pacientët dhe familjarët e tyre për të mësuar më shumë rreth sëmundjes.

“Kur Qiushi është parë për herë të parë, ishte në humor të mirë. Shëndeti tij ishte në rregull dhe temperatura në nivel normal, mbesim me shpresë se është mirë”, ka shkruar një shok i tij.

Të afërmit, konsiderojnë se atë e kanë dërguar në burg, në mënyrë që të mos tregojë më shumë rreth coronavirusit, që deri më sot ua ka marrë jetën 722 personave.

SHKARKO APP