Zhduket një aeroplan në Rusi, ka dyshime se është rrëzuar në det

Autoritetet ruse kanë nisur hetimet pasi një aeroplan që fluturonte mbi gadishullin e largët Kamchatka në Lindjen e Largët të Rusisë, dyshohet të jetë rrëzuar në det. Në bordin e avionit kishte 28 persona.

Sipas agjencisë së lajmeve ruse “RT”, pilotët humbën kontaktin me kontrollorët e trafikut ajror në momentin kur po përpiqeshin të ngriheshin nga toka.

Besohet se ka 22 pasagjerë të zhdukur, mes tyre një fëmijë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në kërkimet për gjetjen e aeroplanit janë përfshirë dy helikopterë, ndërsa punëtorët e shpëtimi janë në gjendje gatishmërie, njoftuan autoritetet.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?