Zia e bukës brenda vitit, ky vend është në alarm
Programi Botëror i Ushqimit, zbulon se deri në 9 milionë afganë mund të mbeten pa ndihma ushqimore. Reduktimi i fondeve të donatorëve mund të shtyjë një pjesë të mirë të Afganistanit në zi buke këtë vit.
Një paketë e madhe ndihme humanitare, pasi Talibanët pushtuan Afganistanin në vitin 2021, ndihmoi në shmangien e zisë së bukës në atë kohë, por tani frika po rritet përsëri.
Programit Botëror të Ushqimit aktualisht i mungojnë 93 milionë dollarë për muajin mars dhe prill, duke shkaktuar reduktimin e racioneve në 4 milionë afganë, ose në vetëm 50% të asaj që nevojitet. 9 milionë njerëz të tjerë do të humbasin plotësisht aksesin në ndihma ushqimore muajin e ardhshëm, nëse nuk marrin zotime financimi.