Ziadin Sela: Koalicioni VMRO-BDI është gjallë

Për shkak të veprimeve identike të BDI-së dhe VMRO-së, në tentativë për bllokuar ndryshimin e Kodit Zgjedhor përmes dorëzimit të mijëra amendamendeve, të shumtë ishin ata që ngritën dyshime për bashkëpunim të fshehtë mes këtyre dy partive, që për 1 dekadë qeverisën bashkë vendin. Por, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, është i bindur se bashkëpunimi mes partisë së Ahmetit dhe VMRO-së nuk ka pushuar asnjëherë. Madje, ai i ka thënë gazetës LAJM, se ky koalicion ka qenë më i fuqishëm se kurrë, më 27 prill të vitit 2017, kur u përgjakën deputetët në Kuvend.

“Koalicioni VMRO-BDI nuk ka pushuar së funksionuari kurrë. Ka qenë më i gjallë se çdo herë mbrëmjen e 27 prillit. Nëse e keni parasysh se çfarë ndodhi dhe kush nuk ishte aty, apo kush me kë përqafohej. Ai koalicion ka funksionuar, nuk funksionoi plani i tyre i 27 prillit që gjithcka të shkojë sipas planit të VMRO-së dhe BDI-së dhe ai koalicion përsëri ekziston, por natyrisht që gjithë regjimi do të jetë në opozitë”, tha Sela.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?