Ziadin Sela nis betejën për pushtet, garanton transformim rrënjësor të vendit
Aleanca për Shqiptarët, e drejtuar nga Ziadin Sela ka filluar hartimin e programit me të cilin do të garojë në zgjedhjet e 12 prillit.
“Është programi që synon transformim rrënjësor në vendin tonë. Këtë program jemi duke e ndërtuar me ekspertë të fushave të ndryshme për të ndryshuar jetën e çdo qytetari të këtij vendi”, thuhet në njoftimin e ASH.
Kjo parti gjithashtu fton qytetarët të kontribuojnë në këtë drejtim. “Jepni idetë dhe sugjerimet për fusha të ndryshme”.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut tashmë është formuar Qeveria teknike e cila do të jetë përgjegjëse për organizimin e zgjedhjeve parlamentare, që janë dakorduar për 12 prill.