Zjarr i pa precedent në Los Angeles, evakuohen mbi 500 familje

Banorët e më shumë se 500 shtëpive u evakuuan të shtunën në Los Angelos për

shkak të një zjarri të paprecedent që përfshiu vendin.

Kryetari i bashkisë së Los Angelos ,Eric Garcetti deklaroi gjatë një konference për shtyp, se zjarri që ka shkatërruar një sipërfaqe prej më shumë se 800 ha dhe është “një nga më të fuqishmit që ka ndodhur në historinë e Los Angelos”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më shumë se 500 zjarrfikës u mobilizuan në operacionin për shuarjen e zjarrit, ndërsa qindra të tjera që kanë marrë pjesë në operacionet e shpëtimit pas uraganit Harvey në Teksas, pritet të mbërrijnë ne orët në vijim në Los Angeles.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rënia e zjarrit u njoftua gjatë ‘Festës se Punës’ këtë fundjavë, që u karakterizua nga temperatura shumë të larta.

Autoritetet theksuan se era ishte shqetësimi i tyre kryesor pasi mund të favorizonte përhapjen me shpejtësi të zjarrit në drejtime të paparashikueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?