Zjarr masiv në një rrokaqiell në Dubai, evakuohen 4000 banorë

Një zjarr i fuqishëm përfshiu një nga kullat rezidenciale më të larta në Dubai, duke detyruar autoritetet të evakuojnë rreth 4000 banorë. Flakët shpërthyen papritur, duke shkaktuar panik, por fatmirësisht nuk ka raportime për viktima apo të lënduar.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse, zjarri u vu nën kontroll pas disa orësh. Autoritetet po hetojnë shkaqet e shpërthimit, ndërsa banorët janë strehuar përkohësisht në ambiente të sigurta.

“Reagimi i shpejtë i ekipeve tona parandaloi një tragjedi të mundshme,” tha një zëdhënës i emergjencës. Ndërtesa do të mbetet e mbyllur për inspektime strukturore dhe verifikime të mëtejshme sigurie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?