Zjarret apokaliptike, myslimanët luten për shi

Një grup myslimanësh australianë janë mbledhur në park për t’u lutur për rënie shiu, në mes të përkeqësimit të kushteve me zjarre në Australi dhe rritje të thatësirës. Më shumë se 50 burra, gra dhe fëmijë u mblodhën të dielën në Parkun Bonython në Adelaide për t’u lutur për shiun e nevojshëm, i cili shihet shihet snga fermerët dhe zjarrfikësit si i vetmi shpëtimtar për të ndalur zjarret që po përhapen në të gjithë kontinentin.

Atyre u janë bashkuar më pas dhe të krishterë, ku ndër më kryesorët qe prifti Patrick McInerney, nga Qendra për Marrëdhënie mesd të Krishterëve dhe Myslimanëve. “Unë u bashkova me vëllezërit muslimanë sot në Adelaide në lutje për shiun”, tha ai.

“Një mik i imi, Profesori Mohamad Abdalla, tha fjalën e tij predikuese se pendimi te Zoti, i Cili është i Gjithëmëshirshëm, përbën kusht parësor për pranimin e lutjes”, shtoi Patrick McInerney. Më shumë se 20 njerëz kanë humbur jetën nga zjarret apokaliptike në Australi, ku më shumë se pesë milion hektarë janë djegur plotësisht. Nga ana tjetër, edhe mbi 500,000 kafshë janë shuar në zjarre, disa prej të cilave janë shumë të rralla.

SHKARKO APP