Zjarret, Greqia kërkon ndihmë ndërkombëtare
Greqia kërkon ndihmë ndërkombëtare për të luftuar me vatrën e zjarrit që po i afrohet periferisë veriore të Athinës. Ndihma pritet nga Spanja, Italia, Turqia dhe Kanadaja. Franca ka dërguar një helikopter të shërbimeve Super Puma ndërsa Republika Çeke do të nisi 75 zjarrfikës dhe 25 automjete zjarrëfikëse. Zjarri ka më shumë se 24 orë që është aktiv ndërsa zjarrfikësit po luftojnë për ta vënë nën kontroll. Gjithashtu thuhet se objektet e Observatorit Kombëtar të Athinës në Penteli janë nën kërcënim, pasi flaka vijon të përhapet më pranë kryeqytetit grek.