Zjarret, jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes por nuk…
Ministri kroat i Mbrojtjes ofroi dorëheqjen në vazhdën e kritikave se ushtria nuk kishte reaguar me shpejtësinë e duhur pas emergjencës së zjarreve, por kreu i Ekzekutivit refuzoi ta pranonte.
Ministri Damir Krsticevic u shpreh i gatshëm të largohej kur presidentja Kolinda Grabar Kitarovic i drejtoi gishtin e fajit me argumentin se ushtria duhet të kishte ndërhyrë më shpejt për të ndihmuar në frenimin e zjarreve të furishme pyjore që rrezikuan seriozisht qytetin e Splitit mbrëmjen e së hënës.
Por kryeministri Andrej Plenkovic jo vetëm nuk e pranoi dorëheqjen e Krsticevic , por edhe këmbënguli ta shfajësonte ushtrinë, duke deklaruar se ajo nuk ka bërë asnjë gabim.
Fola me ministrin e Mbrojtjes, tha ai, dhe i kërkoi që të qetësohej. Zjarret pyjore janë lajm interesant për shtypin, shtoi shefi i Ekzekutivit, sidomos në një situatë si kjo kur shtrirja e tyre deri në Split ishte padyshim një rast i rrallë.
KOHA JONË SONDAZH

