Zjarret masive në Athinë, evakuohen mijëra persona. Tsirkas: Po ndodh një ”katastrofë biblike”

Këtë të hënë mijëra persona që jetojnë përreth Athinës janë evakuuar, pasi një zjarr i madh i është afruar kryeqytetit grek, pavarësisht përpjekjeve “mbinjerëzore” për ta vënë nën kontroll. Autoritetet kanë urdhëruar të paktën edhe pesë komunitete të tjera që të evakuohen dhe dy spital në verilindje të Athinës.

Kryetari i Maratonës, Stregios Tsirkas, tha se qyteza po përballet me “katastrofë biblike”. Një mur i gjatë flake prej 30 kilometrash, dhe në disa vende deri në 25 metra i lartë, po lëvizë drejt Athinës. Tetë persona janë hospitalizuar pas telasheve me frymëmarrje dhe autoritetet kanë hapur stadiumin olimpik në veri të Athinës për të strehuar të evakuuarit.

Sezoni i zjarreve gjatë kësaj vere në Greqi ka shkaktuar dhjetëra zjarre në baza ditore, teksa shteti ka regjistruar dimrin më të nxehtë dhe qershorin dhe korrikun më të nxehtë që kur ka nisur të mbledhë të dhëna më 1960. Temperaturat përreth Athinës pritet të arrijnë në 39 gradë Celsius të hënën, teksa erërat do të fryjnë deri në 50 kilometra në orë. Më shumë se 670 zjarrfikës me 183 makina dhe 32 avionë janë angazhuar për të shuar zjarret.

SHKARKO APP