Zjarret në BE me rekord, mbi 1 milion hektarë të djegur
Zjaret kanë djegur deri tani më shumë se një milion hektarë tokë në vendet e Bashkimin Evropiat gjatë vitit 2025, një rekord që prej fillimit të mbajtjes së statistikave në vitin 2006, sipas të dhënave zyrtare. Duke kapërcyer rekordin vjetor prej 988 524 hektarësh të djegur në vitin 2017, shifra arriti në 1 015 731 hektarë deri sot në mesditë, një sipërfaqe më e madhe se Qiproja.
Spanja, Qiproja, Gjermania dhe Sllovakia, tashmë kanë përjetuar vitin e tyre më të keq që nga fillimi i statistikave. Spanja e goditur më rëndë, me mbi 400 000 hektarë të djegur, përbën gati 40% të totalit të BE-së. Në perëndim të vendit po vazhdojnë disa zjarre që kanë marrë jetën e katër personave.
Portugalia e cila mban rekordin e BE-së me 563 530 hektarë të djegur në vitin 2017, renditet e dyta më e prekur këtë vit. Deri më 21 gusht 2025, vendi ka humbur gati 274 000 hektarë, sipërfaqe që nuk është regjistruar kurrë kaq herët gjatë vitit. Rumania ndjek me 126 000 hektarë të djegur, ndërsa në Francë janë reduktuar në hi 35 600 hektarë pyje, kryesisht në rajonin jugor të Aude, i goditur nga një zjarr masiv në fillim të gushtit.
KOHA JONË SONDAZH

