Zjarret në Evros të Greqisë, më të mëdhatë e regjistruara në BE

Zjarret masive që shkrumbuan pyjet e rajonit lindor grek të Evrosit, pranë kufirit me Turqinë, konsiderohen si më të mëdhatë të regjistruara ndonjëherë mes vendeve të Bashkimit Europian, të paktën që kur ka nisur përfshirja e tyre në regjistrat e Sistemit Europian të Zjarreve në Pyje, në vitin 2000.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Europian, Balash Ujvari, i cili në një konferencë të posaçme për shtyp në Bruksel tha se këto zjarre kanë shkrumbuar një sipërfaqe tepër të madhe prej 81 mijë hektarësh me pyje.

Për shuarjen e tyre, Bashkimi Europian dërgoi një ekip ndihmës emergjencash prej 12 mjetesh fluturuese, 400 efektivësh zjarrfikës dhe 60 mjetesh.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?