Zjarri në kampin e refugjatëve, policia greke arreston 5 emigrantë
Policia greke ka arrestuar pesë emigrantë për zjarrin në Lesbos i cili shkatërroi një kamp refugjatësh javën e kaluar.
Të pestë janë shtetasit e rinj të huaj dhe një i gjashtë po kërkohet, tha Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Michalis Chrisohoidis.
Rreth 800 nga më shumë se 12,000 emigrantë dhe refugjatë që u larguan nga ferri i Moria javën e kaluar janë zhvendosur në një kamp të ri.
Por shumica dërrmuese janë ende duke fjetur jashtë, shkruan abcnews.al.
Autoritetet greke thonë se 21 persona në kampin e ri dolën pozitivë me koronavirus.
Ata tani janë të izoluar nga emigrantët e tjerë në kampin e përkohshëm Kara Tepe, në një ish poligon ushtarakësh afër vendit të shkatërruar Moria.
Qeveria greke ka akuzuar emigrantët për vënien e zjarrit në Moria një javë më parë, sepse ishin zemëruar nga masat e izolimit të vendosura për të frenuar shpërthimin e koronavirusit.
Emigrantët e kanë kundërshtuar këtë akuzë, duke fajësuar vendasit armiqësorë për flakët.
Ndërkohë pranë Kretës, ekipet shpëtuan 56 emigrantë nga një anije të përmbysur, por dy fëmijë dhe një grua dolën të pajetë.
Trupat e tyre u gjetën 12 milje larg bregut lindor të Kretës dhe nuk është ende e qartë nëse kishte më shumë viktima.