Zonja e Parë e SHBA-së, Jill Biden preket nga Covid-19, shkencëtarët: Vaksinat të mbrojnë edhe nga varanti i ri
Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, ka rezultuar pozitive në testin e COVID-19, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë. “Mbrëmë Zonja e Parë ka rezultuar pozitive me COVID-19. Aktualisht ka simptoma të lehta. Do të mbetet në shtëpi në Rehoboth Beach në Delaware”, tha zëdhënësja e Zonjës së Parë, Elizabeth Alexander.
Dy ekipe shkencëtarësh në SHBA, kanë përfunduar eksperimentet laboratorike që testuan anitrupat nga Amerikanët e vaksinuar dhe të infektuar, për të parë sesa të mbrojtur mund të jenë nga variantet e reja të virusit që shkakton Covid-19.
“Dy eksperimente të pavarura kanë treguar praktikisht se BA.2.86 nuk i shpëton më lehtësisht imunitetit krahasuar me variantet aktuale”, shprehet Dr. Dan Barouch, drejtor i Qendrës për Virologji dhe Kërkime për Vaksinën. E megjithë të dhënat inkurajuese, Covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në SHBA.
Presidenti Joe Biden nuk është i infektuar. Autoritetet në SHBA rekomandojnë që personat e prekur nga Covid-19, duhet të izolohen për të paktën 5 ditë dhe të mbajnë maskë, deri sa testi të tregojë negativitetin.