Zonja e Parë e Ukrainës thirrje Britanisë: Duam një gjykatë speciale. Ne kemi nevojë për drejtësi

Para deputetëve britanikë në Westminster në Britani, Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, në një fjalim historik, u bëri thirrje Mbretërisë së Bashkuar të ndihmojë në vendosjen e drejtësisë për Ukrainën. ”Fitorja nuk është e vetmja gjë që na duhet, ne kemi nevojë për drejtësi”.

Duke i bërë jehonë komenteve të kryeparlamentarit Lindsay Hoyle, ajo krahason konfliktin aktual me Luftën e Dytë Botërore dhe thotë se sirenat e dëgjuara anembanë Ukrainës janë “identike me ato të dëgjuara nga brezat britanikë që nuk u dorëzuan, dhe ne nuk do të dorëzohemi”, raportojnë mediat e huaja.

Olena Zelenska i kërkon Britanisë të ndihmojë në ngritjen e një “gjykate speciale” kundër Rusisë për ta mbajtur atë “përgjegjëse për krimin e luftës dhe terrorit”. Për të Britania mund të bëhet një lider botëror për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?