Zoran Zaev rezulton negativ në testin për Covid-19

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka rezultuar negativ në testin për Covid-19, njofton Ministria e Shëndetësisë në vend.

Lajmin pritet ta konfirmojë vetë ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme.

Në Maqedoninë e Veriut u dyshua fillimisht se koronavirusi ka prekur edhe krerët e dy partive kryesore si Zoran Zaev nga LSDM dhe Hristijan Mickoski nga VMRO-DPMNE-ja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshimet erdhën pasi Zaev dhe Mickoski kishin pasur takime direkte me një gazetar që rezultoi i infektuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deri më tani janë shënuar 34 viktima nga koronavirusi dhe janë infektuar 760 persona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?