“Zotëria i parë” i Kryeministrit homoseksual, një burrë sharmant
Bashkëshorti i Kryeministrit të Luksemburgut, Gauthier Destenay, u shfaq së bashku me gratë e udhëheqësve botërorë në samitin e NATO-s të enjten. Kjo nuk është hera e parë që ftohet në samitin e NATO-s një bashkëshort, pasi në vitin 2009, burri i Angela Merkel, Joachim Sauer, ishte pjesë e të njëjtit aktivitet.
I quajtur “First Gentleman”, Destenay pozoi bashkë me gratë në një foto në Royal Castle of Laeken, përpara një darke të veçantë për partneret. I veshur me një kostum të zi dhe kravatë gri, Destenay qëndronte pranë bashkëshorteve të mrekullueshme të liderëve botërorë.
Gauthier Destenay, një djalosh bukurosh me pamje modeli, mori vëmendjen e zonjave të para nga e gjithë bota në samitin e NATO-s. Ai qëndroi pikërisht pas zonjës Trump dhe bashkëshortes së Presidentit të Turqisë, Emine Erdogan.
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, e ka deklaruar orientimin e tij homoseksual dhe kurrë nuk e ka fshehur bashkëshortin e tij, arkitektin belg, Gauthier Destenay. Edhe pse disa kanë kërkuar për ta bërë këtë. Sipas një histori të treguar nga vetë Kryeministri, ndërsa ata udhëtonin jashtë shtetit, atij ju sugjerua që ta prezantonte Gauthier Destenay, si asistentin e tij në vend të prezantimit si partner.
“Kam preferuar që të ketë reputacionin e të qënit homoseksual në vend të të prezantuarit si pjesë e stafin tim”. Me rastin e 2 vjetorit të martesës, më 15 maj, Xavier Bettel postoi në Twitter, ku denoncoi faktin se homoseksualiteti ishte i dënueshëm me ligj në më shumë se 70 vende të botës.
Kryeministri Bettel, 44 vjeç dhe arkitekti belg Destenay, u lidhën në vitin 2010 dhe u martuan në vitin 2015, kjo pasi ligjvënësit e Luksemburgut miratuan martesën e tyre. Bettel u bë i kryeministër i Luksemburgut në dhjetor 2013, pas një fushate zgjedhore në të cilën seksualiteti i tij nuk ishte një sekret dhe as një çështje.
“Unë kam vetëm një jetë dhe nuk dua ta fsheh atë që dua”, tha Bettel në një intervistë para disa muajve. “Por unë nuk isha një ‘kandidat homoseksual’. Njerëzit nuk kanë votuar për mua sepse jam homoseksual”,- u shpreh ai.
Në prill, Bettel dhe Destenay u ftuan në Romë nga Papa Françesku për të festuar 60 vjetorin e Traktatit themeltar të Bashkimit Europian të Romës. Kjo vizitë u pa edhe si një “mesazh i fuqishëm” për pozitën e Vatikanit mbi të drejtat e homoseksualëve.
Në darkën e djeshme me Destenay dhe Melania Trump ishin dhe: Zonja e Parë e Francës, Brigitte Macron, Zonja e Parë e Turqisë, Emine Gulbaran Erdogan, Mbretëresha Mathilde e Belgjikës, Ingrid Schulerud, Desislava Radeva, Amelie Derbaudrenghien, Mojca Stropnik dhe Zonja e Parë e Islandës Thora Margret Baldvinsdottir. Gauthier është i vetmi që buzëqesh me të 36-të dhëmbët.
Momenti është pasqyruar gjerësisht në mediat ndërkombëtare, pasi shënon një hap të rëndësishëm në pranimin e homoseksualitetit edhe në sferën politike. Bettel është i vetmi lider botëror që e ka deklaruar homoseksualitetin e tij, pasi ish-kryeministri i Belgjikës Elio Di Rupo, e mbaroi mandatin në 2014-ën.
Burimi: People/Përshtati: Redjon Shtylla/Koha Jonë



KOHA JONË SONDAZH

