Zv. Presidenti amerikan: Qytetarët mos të kërkojnë testim nëse nuk kanë simptoma

Vice President Mike Pence speaks in the briefing room of the White House in Washington, Tuesday, March, 10, 2020, about the coronavirus outbreak. Also on stage from left are Dr. Anthony Fauci, director of the National Institute of Allergy and Infectious Diseases, U.S. Surgeon General Jerome Adams, White House chief economic adviser Larry Kudlow, Pence, Coast Guard Vice Adm. Daniel Abel, and Dr. Deborah Birx. (AP Photo/Carolyn Kaster)

Zëvendës Presidenti i ShBA-së në një konferencë nga Shtëpia e Bardhë i bëri thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që të mos kërkojnë të bëjnë teste nëse nuk kanë simptoma të sëmundjes.

Në këtë mënyrë ndihmojnë dhe vendin që të ruajë rezervat mjekësore për personat që kanë vërtetë nevojë.

Gjithashtu ai njoftoi se pjesëtari i kabinetit qeveritar i cili rezultoi pozitiv me COVID-19 është në gjendje të mirë shëndetësore.

Trump dhe Pence nuk kanë qenë në kontakt të drejtëpërdrejtë me të apo me personat afër tij.

Ai gjithashtu nuk është lejuar që të futet në Shtëpinë e Bardhë që prej momentit që ka rezultuar pozitiv.

Gjithsesi për arsye sigurie, zv. Presidenti Pence u shpreh se do të kryente testet e nevojshme.

Ditën e sotme qeveria amerikane ka propozuar një paketë prej 2 trilion dollarësh për vendin në luftën kundër përhapjes së koronavirusit të ri.

Kjo paketë është 10 përqind e GDP të vendit. Paketa pritet që të miratohet në Kongres në vazhdim.

SHKARKO APP