Zv/presidenti i SHBA-së, Mike Pence vaksionet ndaj Covid-19

Zv/presidenti amerikan, Mike Pence mori dozën e parë të vaksinës së tij kundër Covid-19. Pence e bëri vaksinat publikisht, në një përpjekje për të rritur besimin në sigurinë e vaksinës, e cila do të vihet gjerësisisht në dispozicion të publikut vitin e ardhshëm.

Kreu i Task-Forcës së koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, e konsideroi vaksinën si një mrekulli mjekësore dhe një sukses të përpjekjeve të administratës Trump.

Përpos vaksinës së Pfizer një panel ekspertësh tëAdministratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) rekomandoi të enjten përdorimin emergjent të vaksinës së komanisë Moderna në Shtetet e Bashkuara, duke ofruar efektivisht një mundësi të dytë për t’u mbrojtur nga COVID-19 për vendine goditur rendë nga pandemia.

SHKARKO APP