Zvicra vendos ekonominë në radhë të parë, autoritetet duan të shmangin një karantinë të re

Zvicra është krenare për mënyrën se si ka arritur të kufizojë përhapjen e koronavirusit brenda kufijve të saj, ndërsa mbron ekonominë e saj nga dëmet e shkaktuara nga pandemia.

Sipas Financial Times, zyrtarët thonë se ekonomia është një përparësi në muajt e ardhshëm. Që  nga tetori, autoritetet do të mundësojnë grumbullimin e  deri 1.000 njerëzve në ambiente të mbyllura.

Ministrat u takuan këtë javë me përfaqësues të sektorit të turizmit dhe mikpritjes për të diskutuar se si të fillojë sezoni i turizmit dimëror.

“Ne ishim ballafaquar me diçka për të cilën nuk kishim ide dhe na u desh pak kohë për të kuptuar se çfarë po ndodhte”, tha Effie Wajena, një profesore e bioetikës në Universitetin e Cyrihut.

Është e rëndësishme që ne të mund të menaxhojmë situatën”

Gjendja pandemike e jashtëzakonshme në vendin Alpin përfundoi zyrtarisht në mes të qershorit dhe që atëherë 26 kantone kanë vendosur për masat e tyre për të luftuar shpërthimin.

“Drejtimi i arsyeshëm ishte të përqendrohesh në kthimin në normalitet – për ekonominë dhe shoqërinë në tërësi. “Zviceranët duan ekuilibër”.

Zvicra vendosi në mars të mbyllte dhe të vinte në pritje jetën publike, por ishte gjithashtu një nga të parët në Evropë që rihapi sektorin e saj të mikpritjes. Restorantet dhe baret kanë qenë plot me njerëz që nga mesi i majit, dhe dyqanet ishin plot gjatë verës.

“Strategjia nuk ka qenë kurrë të mposhtim virusin duke përdorur mjete të politikave publike, por të merremi me virusin. Është e rëndësishme që ne të mund të menaxhojmë situatën. Kur shoh vendet e tjera, ata duken më pak të bindur se mund ta bëjnë. Ndoshta kjo është arsyeja pse ne po shohim më shumë mbyllje të kufijve dhe futjen e masave të rrepta,” tha një këshilltar i qeverisë, duke folur në kushte anonimiteti.

Ministri i Brendshëm Alain Berset tha në fund të muajit të kaluar se situata në Zvicër ishte “e brishtë por nën kontroll”, dhe Lucas Engelberger, një koordinator federal i politikës shëndetësore, tha në të njëjtën konferencë se kantonet dhe qeveria federale do të bënin gjithçka që ishte e mundur për të shmangur një mbyllje tjetër, ose bllokim.

“Komunikimi efektiv do të jetë thelbësor”

Sidoqoftë, numri i rasteve vazhdimisht rritet. Sipas Reuters, Zvicra ka 42,763 raste të infektimit dhe 1,727 vdekje deri më tani. Aktualisht mesatarja javore është 22 të infektuar për 100,000 banorë. Shifrat qeveritare tregojnë se vetëm 1.9 përqind e rasteve të reja vijnë nga klubet e natës dhe 1.6 përqind nga kafenetë dhe restorantet. Shumica e rasteve, 27 përqind, ishin të kontraktuara brenda familjes.

“Zvicra ka një shkallë më të ulët të vdekshmërisë se të tjerët, për shkak të sistemit të saj të fortë të kujdesit shëndetësor. Edhe nëse do të shtyheshim në prag, ne mund ta trajtonim atë më mirë se vendet e tjera”, tha Susen Sugs, një profesore në Universitetin Italian të Luganos dhe nënkryetare e Shkollës Zvicerane të Shëndetit.

Sidoqoftë, ajo paralajmëroi se shumë gjëra mund të ndryshojë në muajt e ardhshëm.

“Komunikimi efektiv do të jetë thelbësor. Të gjithë janë lodhur nga pandemia dhe duan që virusi të zhduket. Por virusi nuk është lodhur ende nga ne.”

SHKARKO APP