Zyra e Trump ngatërron emrin e kryeministres britanike me yllin pornografik
Shtëpia e Bardhë në ShBA ka bërë një gafë të turpshme teksa po jepte njoftimin për vizitën e kryeministres së Britanisë së Madhe në Shtetet e Bashkuara. Emri i Theresa May, është ndryshuar me emrin e një aktoreje të filmave pornografik.
Një shkronjë mangut dhe emri ka marrë tjetër trajtë. Shtëpia e Bardhë hoqi shkronjën “H”, duke e lënë thjesht Teresa May, por ky është emri i një aktoreje të famshme të filmave porno.
Ndërkohë, kryeministrja britanike ka nisur vizitën në Shtetet e Bashkuara ku do të takohet me Presidentin Donald Trump, takim që do të zhvillohet në orët e pasdites.
“Pasdite, presidenti do të marrë pjesë në një takim bilateral me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar”, tha e shtypit e Trump, ndërkohë që shkronja “H” mungonte. Teksti vazhdon dhe sërish emri i kryeministres shkruhet njësoj.
/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

