ZYRTARE/ Aleksis Sançez prezantohet te Junajtid, Mikitarjan te Arsenal
Aleksis Sançez është zyrtarisht një futbollist i Mançester Junajtid. Prej ditësh ishte përfolur për transferimin e kilianit, i cili tashmë ka veshur fanellën me numër 7 dhe ka zbritur për herë të parë në stadiumin e “Djajve të Kuq”.
Sançez në këtë mënyrë nga tani e mbrapa do të stërvitet nga trajneri Zhoze Murinjo dhe jo nga Guardiola, i cili e kërkoi me ngulm në verë, por nuk u lejua nga Arsenali.
29-vjeçari do të jetë futbollisti më i paguar në “Old Traford” me një pagë javore prej afro 500 mijë eurosh, rreth 24 mln euro në vit. Interesante është edhe mënyra e prezantimit që United i ka bërë 29-vjeçarit. Në krahun tjetër Arsenali ka prezantuar blerjen e Mikitarjan. Armeni u transferua në “Old Trafford” nga Borusia Dortmund për 30 mln euro në korrik të 2016.
Ai ka bërë vetëm 10 paraqitje këtë sezon, por nuk kishte aspak marrëdhënie të mira me Murinjon. “Jam shumë i lumtur që kemi mbyllur këtë marrëveshje, dhe që do të jem këtu. Është një ëndërr e bërë realitet. Gjithmonë kam ëndërruar që të luaj për Arsenalin. Tani jam këtu, dhe do të bëjë më të mirën për të lënë gjurmë”, ka thënë armeni në deklaratën e parë për klubin anglez. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

