Zyrtarë nga Europa, Amerika e Veriut dhe Koreja e Jugut: Bota në alarm nga kërcënimet e Putin

Kërcënimet e presidentit rus, Vladimir Putin me armët bërthamore, ka rikthyer frikën. Ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të lartë nga Europa, Amerika e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë shprehur “shqetësimin e tyre të madh” në lidhje me kërcënimet që vijnë ndaj sigurisë së objekteve bërthamore në Ukrainë.

Zyrtarët e lartë lëshuan një deklaratë të përbashkët pas një takimi në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara menjëherë pasi presidenti rus Putin urdhëroi mobilizimin e pjesshëm të rezervistëve në mënyrë që të forconte përpjekjet në pakësim të ushtrisë së tij në Ukrainë.

Nga ana tjetër, Putin kërkon mënyra për të ndarë më shumë burime për pushtimin e tij të trazuar të Ukrainës, ai paralajmëroi shtetet e tjera që të mos sulmojnë territorin rus dhe aludoi për ndëshkim bërthamor nëse dikush vendos ta bëjë këtë.

SHKARKO APP