Zyrtare, Turqia ndryshon emrin. OBK pranon kërkesën

Nga sot e tutje, Türkiye do të jetë emri zyrtar i Turqisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. OKB-ja pranoi kërkesën zyrtare të Ankarasë për të ndryshuar emrin. Edhe institucioneve të tjera ndërkombëtare do t’i kërkohet të bëjnë të njëjtën gjë, si pjesë e një fushate riemërtimi të nisur nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, vitin e kaluar.

“Türkiye është përfaqësimi më i mirë dhe shprehje e kulturës, civilizimit dhe vlerave të popullit turk”, tha Recep Tayyip Erdogan.

Türkiye është emri që përdorin për vendin e tyre shumica e turqve, por edhe versioni i ndërkombëtarizuar Turkey përdoret gjerësisht, madje edhe brenda vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?