Zyrtares në Danimarkë i bie të fikët gjatë konferencës për shtyp
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në Danimarkë. Drejtoreshës së Agjencisë Daneze të Barnavekaloi i ka rënë të fikët gjatë një konference për shtyp.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se gjatë konferencës për shtyp ku po njoftonte se Danimarka ka ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca, Tanja Erichsen është rrëzuar në dysheme.
Ndërkohë kreu i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Soren Brostrom, ka ndaluar fjalën menjeherë dhe ka ndihmuar drejtoreshën. Siç bëhet e ditur ajo tashmë është mirë.