Zyrtarët në Mbretërinë e Bashkuar: Karantinimi mund të zgjasë deri në 6 muaj, rishikimi i masave do të bëhet çdo dy javë

Masat e karantinimit në Mbretërinë e Bashkuar mund të zgjaten në një formë deri në fund të shtatorit apo edhe përtej këtij afati kohor, ka treguar një nga këshilltarët mjekësorë të qeverisë.

Dr Jenny Harries, Zëvendës Shefi i Mjekësisë në Mbretërinë e Bashkuar, tha të dielën se rregullat e reja do të rishikohen çdo tre javë për gjashtë muaj, dhe ndoshta edhe më shumë.

“Nëse jemi të suksesshëm, atëherë do na e tregojë kurba e të infektuarave që do të sheshohet, por nuk duhet të kthehemi papritmas në mënyrën tonë të të jetuarit normal,” tha ajo në konferencën e përditshme për shtyp të Downing Street të dielën.

“Kjo do të ishte mjaft e rrezikshme. Nëse do të ndalemi, të gjitha përpjekjet tona do të shkojnë dëm dhe ne mund të shohim një kulm të dytë të coronovaiurs. Me kalimin e kohës, ndoshta gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, do të kemi një rishikim të masave, do ta shohim ku po shkojmë, dhe pastaj gradualisht do të jemi në gjendje të rregullojmë me shpresë disa nga masat distancuese sociale dhe gradualisht rikthehemi në normalitet.”, shtoi ajo.

Numri i rasteve të konfirmuara në Mbretërinë e Bashkuar u rrit në 19.522 të dielën, me 1.228 njerëz të vdekur, por këshilltari kryesor i shkencës në Mbretërinë e Bashkuar Patrick Vallance ka thënë se shifra e vërtetë mund të jetë më e lartë.

Burimi: Business Insider – SCAN

SHKARKO APP