Zyrtarizohet pasaporta ”Covid” për lëvizjen, OBSH: Sjell diskriminim
Propozimi për pasaportën e vaksinimit tashmë është zyrtar. Komisioni Europian ka miratuar vendimin dhe pritet që në fillim të muajit qershor, dokumenti të jetë funksional për të gjitha shtetet anëtare të BE si dhe dhe shtetet e zonës Shengen. Presidentja Ursula Fon Der Lajen, theksoi se ky proces do të jetë në funksion të lëvizjes së lirë dhe të sigurt për aq kohë sa do të ketë pandemi.
Organizata Botërore e Shëndetësisë është kundër këtij vendimi me argumentin se i hap rrugë diskriminimit. ”Duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm sepse për momentin kemi të bëjmë më një situatë tërësisht të paqëndrueshme dhe të pabarabartë në të gjithë botën, sa i përket vaksinimit. Ka shumë të bëjë vendi ku jeton, niveli i mirëqënies apo niveli i ndikimit që shtete të caktuara kanë në tregun botëror”.
Pasaportat që do të vlejnë në tërë territorin e BE-së, duhet të vërtetojnë se personi është vaksinuar me njërën prej vaksinave, të cilat janë miratuar për përdorim në tregun e BE-së. Kjo çështje është parashtruar si problem për shkak se disa shtete të bllokut kanë nisur të vaksinojnë qytetarët e tyre edhe me vaksina nga Rusia dhe Kina, të cilat ende nuk janë miratuar nga Agjencia euriopiane e barnave.