Home Bota Bregdeti i Tu...

Bregdeti i Turqisë mbulohet nga mukoza, Erdogan: Do bëjmë gjithçka për t’i shpëtuar detet tona nga kjo fatkeqësi

18
0
Pjesë nga bregdeti i Turqisë, mbuluar nga mukoza

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka premtuar të shpëtojë brigjet e vendit nga ndotja që i ka përfshirë ditët e fundit.

Deti Marmara dhe brigjet që ai lag janë ‘zaptuar’ nga një shtresë e trashë e ngjashme me mukozën, që po dëmton jetën detare dhe industrinë e peshkimit. Ekspertët fajësojnë ndotjen dhe ndryshimin e klimës.

“Shpresojmë se do të shpëtojmë detet tona nga kjo fatkeqësi, ne do të bëjmë gjithçka për këtë” tha Erdogan.

Mukoza është një shtresë e gjelbër që formohet natyrshëm kur algat mbingarkohen me lëndë ushqyese si rezultat i motit të nxehtë dhe ndotjes së ujit. Ajo u gjet për herë të parë në Turqi në 2007 por është zbuluar gjithashtu në Detin Egje pranë Greqisë.

Shpërthimi i fundit në Turqi përgjatë zonave të mëdha të Detit Marmara, i cili lidh Detin e Zi me Detin Egje, besohet të jetë më i madhi në histori dhe po dëmton shumë komunitetet lokale.

Ndotja e mjedisit dhe ndryshimet klimaterike prej vitesh tashmë janë në qendër të diskutimeve, ndërsa dje, në ditën Botërore të Mjedisit, Koordinatorja e Përhershme e OKB në Shqipëri, Fiona McCluney si dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri Fabrizio Bucci dhe ambasadori britanik Duncan Norman thanë përmes një deklarate të përbashkët se ky është viti që duhet të bëhen gjërat si duhet dhe është koha e duhur për të vepruar që të mbrojmë brezat e ardhshëm.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit