Home Aktualitet Celibashi e k...

Celibashi e konfirmon: Zgjedhjet në Vorë do të përfundojnë edhe pa komisionerë të PD

39
0

Komisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se votimet në Vorë mund të përfundojnë edhe pa komisionerë të Partisë Demokratike.

“Nëse është kjo situatë kështu do të përfundojnë dhe do të jenë ata anëtarë që janë prezentë që do ta përfundojnë procesin e votimit”. Celibashi foli edhe për takimin me nënkryetaren e PD-së, Jorida Tabaku e cila e njohu me shqetësimet për Vorën.

“Ajo rikonfirmoi shqetësimet e prezantuara edhe nga përfaqësuesi i PD-së në KQZ. E para me mospasjen e anëtarëve të KQZ-së së propozuar nga ana e tyre për arsye që i kemi thënë, shqetësimi i fundit ishte se në disa QV janë emëruar kryetarë, përfaqësues të subjekteve të tjera zgjedhore.

KZAZ-ja konfirmoi që nuk ka vendim të tillë. M’u tha që përmes telefonit u është bërë e ditur se mund ta ushtrojnë funksionin e kryetarit. KZAZ më njoftoi se një situatë e tillë ka qenë më parë, por tashmë nuk ka asnjë kryetar të tillë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit