Çfarë po ndodh në Bakhmut, epiqendrën e sulmeve ruse
Udhëheqësi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka thënë se ukrainasit e kanë kthyer çdo shtëpi në Bakhmut në një kështjellë dhe se tani kishte “500 linja mbrojtjeje”.
Rusia ka përdorur të gjitha forcat e saj në përpjekje për të marrë Bakhmutin një betejë që konsiderohet kritike për vendin pasi humbi terren në Ukrainë në muajt e fundit, duke u shtyrë nga Kherson në jug dhe rajoni i Kharkiv në veri-lindje.
Kapja e Bakhmutit është gjithashtu e rëndësishme për të çuar më tej synimin e Rusisë për të kontrolluar të gjithë rajonin e Donbasit në Ukrainën lindore. Një banor e ka cilësuar si “fundi i botës” dhe ka momente që ndihet kështu.
Bombat kanë shpërthyer në mes të blloqeve të apartamenteve, kanë hedhur në erë fasadat e ndërtesave dhe kanë krijuar kratere në anë të rrugëve. Ishte e vështirë të gjeje një dritare në Bakhmut që të ishte e paprekur. Toka është e mbushur me xhama të thyer dhe mbeturina.
KOHA JONË SONDAZH

